Chelsea e dëshiron Verrattin në janar
Mesfushori italian që nga shkarkimi i trajnerit Luarent Blanc, nuk po mund të gjejë formën e tij më të mirë që kishte vitet e fundit. Me ardhjen e Unay Emery, ‘mozarti’ nuk po arrin të ketë vazhdimësi të formës dhe po ka probleme me lëndime.
Sipas ”The Mirror”, është skuadra e Chelsea që po e vëzhgon lojtarin dhe nësë arrijnë marrëveshje, atëherë Obi Mikel dhe Fabregas do të lirojnë vendin për Verratin.
24-vjeçari së fundëmi ka nënshkruar kontratë me klubin francez edhe për pesë vite të ardhshme. Verratti që nga transferimi i tij nga Pescara ka fituar katër tituj të Ligue 1, dy kupa të Francës dhe dy kupa të Ligës. /Periskopi.com



