Balaj shpallet lojtari i javës në Rusi
Sulmuesi shkodran i Terek Groznyt është shpallur lojtari i javës pas votimeve të tifozëve dhe gazetarëve.
“Bomberi” shqiptar pas një përformance të shkëlqyer ndaj Zenitit, u përzgjodh edhe në formacionin e javës, por tashmë i gjithë podiumi është për shkodranin.
Bekim Balaj ka marrë vlerësimet e shumë gazetarëve, teksa mori plot 16 pikë në total nga votimet duke fituar unanimisht edhe këtë çmim tepër të rëndësishëm.
Kujtojmë që Balaj është në kuotën e 8 golave të shënuar në kampionatin rus, dhe kryeson renditjen e golashënuesve.



