Elena Ora shkruan libër për suksesin e motrës së saj Rita Ora (Foto)

Elena Ora shkruan libër për suksesin e motrës së saj Rita Ora (Foto)

Elena Ora, 27-vjeçe, u bë menaxherja e këngëtares kur ajo ishte vetëm 18-vjeçe, domethënë në fillimet e saj si artiste dhe motra e saj e vogël ka nxitur drejt tregut ndërkombëtar.

Thuajse 10 vite më vonë, ajo nuk është vetëm krahu i djathë i Ritës, por ajo është gjithashtu drejtoresha artistike e firmave Red Ora dhe Ora LTD.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Suitcase” ajo është shprehur: “Është shumë e vështirë pasi nuk është thjesht një punë dhe njerëzit e kanë paksa të vështirë ta kuptojnë këtë. Kjo është jeta ime, pasioni im dhe trashëgimi që ne të dyja dëshirojmë të lëmë”, transmeton Shqiop.

Elena ka shpjeguar gjithashtu se ajo është duke shkruar një libër për jetën me motrën e saj të famshme. “Kam një libër sekret të cilin jam duke e shkruar për 5 vitet e jetës dhe eksperiencave të mia”, sqaron Elena.

rs_600x600-151123124659-600-rita-ora-elena-ora-british-fashion-awards-112315 celebs_rita-ora-an_3509616k screenshot_2

Shpërndaje në: