Zyrtare: Merret vendimi për Ramosin, para El Classicos kundër Barçës

Zyrtare: Merret vendimi për Ramosin, para El Classicos kundër Barçës

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), e ka refuzuar ankesën e Real Madridit ndaj kartonit të verdhë që Sergio Ramos e mori në Camp Nou kundër Barcelonës.

Kësisoji, spanjolli është vetëm një karton larg suspendimit dhe në rast se Reali kualifikohet, rrezikon ta humb finalen.

RFEF nuk e pranoi ankesën e ‘Galaktikëve’, me këta të fundit që dërguan një video si dëshmi se Ramosi nuk e kishte faulluar Nelson Semedon për ta parandaluar një kundërsulm në minutën e 9-të, transmeton Periskopi.

Related image

Gjyqtari në raportin e ndeshjes ishte i qëndrueshëm në vendimin e tij, duke pranuar se qendërmbrojtësi e meritoi kartonin e verdhë.

Komisioni i Ankesave e ka mbështetur plotësisht gjyqtari, dhe kësisoji trajneri Solari do të duhet të mendohet dy herë për inkuadrimin e Ramos në ndeshjen e dytë.

Ndeshja e parë përfundoi 1:1 në Camp Nou. /Periskopi/

Shpërndaje në: