Lyon e përballon Barcelonën, e ndal me barazim (VIDEO)

Lyon e përballon Barcelonën, e ndal me barazim (VIDEO)

Lyon e ka ndalur me barazim pa gola Barcelonën në sfidën e parë të raundit të 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve.

Djemtë e Genesio padyshim ishin të motivuar për këtë ndeshje dhe ia dolën ta evitonin humbjen, përballë një Barçe të frikshme në letër, por jo në fushë.

Edhe Messi e kishte të vështirë të shpërthente në mbrojtjen e çeliktë vendase, çka bëri që ndeshja të përfundonte pa gola.

Pritja e Ter Stegen në pjesën e parë dhe rasti i Luis Suarez në të dytën janë rastet më të veçuara të kësaj ndeshje, duke mos anashkaluar përpjekjet e Leo Messit.

Ndeshja e kthimit në ‘Camp Nou’ luhet më 13 mars. /Periskopi/

Shpërndaje në: