Miller nuk e pret ndeshjen, e godet Joshuan në konferencën për shtyp (VIDEO)

Miller nuk e pret ndeshjen, e godet Joshuan në konferencën për shtyp (VIDEO)

Anthony Joshua për herë të parë do të ndeshet jashtë Amerikës, më 1 qershor në New York. 

Përballë do ta ketë një kundërshtar jo të lehtë si Jarrell Miller.

Por në konferencën e sotme për media, gjatë sesionit të fotografive, dyshja pati një përplasje.

Pasi boksieri britanik tentoi ta përshëndeste Miller, ky i fundit e shtyu fortë, por Joshua reagoi me mjaft diplomaci, përcjell Periskopi.

Më pas, kampioni i peshave të rënda e ka thumbuar kundërshtarin e tij duke thënë se Miller godet si një ‘zanë’.

”Ai është shumë i butë për garat e peshave të rënda, godet si një zanë. Unë do t’i tregoj atij në ndeshje, do ta hedh jashtë. Unë do të jem serioz dhe vdekjeprurës, Jarrell nuk mund të më mund, as në ditën e tij më të mirë”, tha Joshua. /Periskopi/

Shpërndaje në: