Flaka në rolin e ekspertes së futbollit: E pat puna Suarezit, le të shkojë në Kinë
Drejtoresha e grupit Koha dhe publicistja e njohur, Flaka Surroi është shprehur e mllefosur me barazimin e sontëm të Barcelonës me Lyon, ndeshje që përfundoi me barazim pa gola.
Surroi fajin për dështimin e Barcelonës sonte ia ka lënë sulmuesit Luis Suarez, që sipas saj uruguajani tashmë është harxhuar si lojtar dhe duhet të largohet.
Ky është postimi i saj në Facebook: ”Suárez duhet me shku ne Kinë. Mbaroi puna e tij në Barça”.
Kujtojmë se më herët Luis Suarez ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të kafshimeve ndaj kundërshtarëve, si ajo ndaj Ivanovic dhe në Botërorin e vitit 2014 ndaj Chiellinit./Periskopi/



