Një fjali kundër femrave i kushtoi me pezullim nga puna

Një fjali kundër femrave i kushtoi me pezullim nga puna

Komentatori i njohur italian Fulvio Collovati është pezulluar për tri javë nga puna, nga transmetuesi RAI, pasi kishte bërë disa komente seksiste rreth femrave.

Collovati ishte detyruar të kërkojë falje në Twitter pasi kishte dhënë këto komente në emisionin, “Quelli che il Calcio” të shtunën e kaluar, duke thënë:

“Femrat nuk mund të flasin për taktika. Kur i dëgjoj duke e bërë këtë, më dhemb stomaku”.

Më pas, Collovati reagoi duke kërkuar falje. “Kërkoj falje në atë që kam thënë në emision që ka mundur të ndikoj te femrat”, tha fillimisht komentatori i njohur.

“Më vjen keq, por nuk ishte qëllimi im ta ofendoj dikë. Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë se sa i respektoj femrat”, ka shtuar Collovati.

Megjithatë, kërkim falja nuk mjaftoi dhe kështu ai do të jetë i pezulluar për tri javë nga puna e tij.

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Interit ka bërë 50 paraqitje për Kombëtaren italiane, përfshirë Botërorin e vitit 1982, ku “Azzurrët” triumfuan.

Shpërndaje në: