Probleme me zemrën, ylli i Juventusit një muaj jashtë fushave

Probleme me zemrën, ylli i Juventusit një muaj jashtë fushave

Sami Khedira do të jetë jashtë fushave për një muaj pas trajtimit të një problemi me zemrën, ka konfirmuar Juventusi.

Mesfushori u tërhoq nga skuadra për t’u përballur me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve pas zbulimit të një rrahjeje të parregullt të zemrës.

Khedira nuk pritet të kthehet deri në fund të marsit pasi Juve konfirmoi se ai ishte trajtuar me sukses, transmeton Periskopi.

”Sot në mëngjes lojtari Sami Khedira iu nënshtrua studimit elektrofiziologjik dhe terapisë së suksesshme ndërhyrëse me ablacion të një fokusi atrial aritmogjen, të kryer nga Prof. Fiorenzo Gaita, këshilltar kardiolog i JM për Juventusin”, njoftoi klubi sot.

”Pas një periudhe të shkurtër rikuperimi, lojtari do të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin e tij përafërsisht brenda një muaji”.

Khedira, i cili u bashkua nga Real Madridi në vitin 2015, ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat për Juve këtë sezon. /Periskopi/

Shpërndaje në: