Sarri zhgënjen tifozët e Chelseat
Maurizio Sarri ka pranuar se ka një problem me sistemin e tij në Chelsea, por këmbëngul se po planifikon të qëndrojë në klub për “një kohë të gjatë”.
Trajneri i ‘Bluve’ është nën presion të madh pas rezultateve zhgënjyese, që përfshin humbjet 4-0 dhe 6-0 në Premier Ligë ndaj Bournemouth respektivisht Manchester Cityt dhe një eliminim në FA Cup 2-0 nga Manchester United.
Shumë tifozë fërshëllyen në drejtim të skuadrës pas përfundimit të ndeshjes me ‘Djajtë të Kuq’, ndërsa të tjerë kishin shprehur pakënaqësinë e tyre me taktikat që po përdor tekniku italian, përcjell Periskopi.
Goal kupton se e ardhmja e Sarrit varet në tre ndeshjet e ardhshme: Ndeshja e Europa Ligës kundër Malmos, finalja e Kupës Carabao kundër Manchester City dhe një përplasje në Premier Ligë me Tottenhamin.
”Sistemi i lojës është problemi i parë. Unë e di shumë mirë që kur jemi duke humbur, duhet të vendos një sulmues në fushë; kur jemi duke fituar, duhet të vendos një mbrojtës në fushë. Por unë dua të shoh futbollin në një mënyrë tjetër”.
”Jemi duke u munduar të zgjidhim problemet tona. Plani im është qëndrimi afatgjatë te Chelsea”, deklaroi Sarri para ndeshjes me Malmon. /Periskopi/



