Problemet me Liverpoolin, Xherdan Shaqiri po largohet?
Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka realizuar një intervistë me mediumin zviceran “Sport 1”.
Ylli zvicerian ka treguar haptazi ëndrrën e tij për pensionimin tek klubi kur ai mori hapat e tij në karrierë, Basel.
”Jam komplet i hapur në këtë moment, por sigurisht do të doja të rikthehesha në Basel. Kjo do të ishte më speciale për mua. Por, nuk e përjashtoj mundësinë e kalimit në Amerikë apo Kinë. Më pëlqen të shkoj në vende të reja, por ëndërr kryesore është rikthimi në Zvicër”, tha 27-vjeçari për mediumin e Zvicrës.
Shaqiri u transferua te Liverpool këtë sezon për shumën prej 13.5 milionë euro, ndërsa ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga ‘Anfield’.
Pavarësisht shkëlqimit që pati në fillimin e këtij sezoni, Shaqa ka filluar të injorohet nga Jurgen Klopp dhe tashmë i mungon edhe minutazhi.
Ai ka deklaruar se do të ishte i hapur për oferta, pse jo qysh në merkaton e verës. /Periskopi/



