Cech tregohet ‘dinak’, i merr të gjitha futbollistet e Arsenalit dhe i paguan darkën

Cech tregohet ‘dinak’, i merr të gjitha futbollistet e Arsenalit dhe i paguan darkën

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, edhe njëherë ka dëshmuar veten si një nga lojtarët më njerëzor që ka futbolli, duke e marrë të gjithë ekipin e femrave të Arsenalit për darkë – si një mënyrë për t’i përgëzuar ato për sezonin e tyre deri më tani.

Ekipi i femrave të Arsenal aktualisht është në pozitën e dytë në Superligën Angleze të Femrave, dy pikë pas Manchester Cityt të pamposhtur, por me dy ndeshje më pak.

Dhe duket që portieri çek ka qenë i impresionuar me paraqitjet e tyre dhe kësisoji ai i ka ftuar për darkë ato si shenjë respekti, raporton Periskopi.

Cech e nisi me Arsenalin si portier i parë, por pas transferimit të Bernd Leno ai është zgjedhja e dytë e trajnerit Unai Emery.

36-vjeçari ka njoftuar se do të pensionohet në fund të këtij sezoni. /Periskopi/

Shpërndaje në: