Zonjën e Vjetër po e lëshon shpirti, në Champions nuk i kryen punë as Ronaldo (VIDEO)

Zonjën e Vjetër po e lëshon shpirti, në Champions nuk i kryen punë as Ronaldo (VIDEO)

Atletico e ka fituar aktin e parë në ‘Wanda Metropolitano’ ndaj Juventusit me rezultat 2-0.

Vendasit vazhdimisht e dominuan ndeshjen, por rreziku i parë erdhi nga Cristiano Ronaldo, që nga gjuajtja e lirë rrezikoi portën por Oblak ishte në vend.

Pas kësaj goditje, e tërë ndeshja i takoi djemve të Simeones. Ishte Griezmann që me një goditje u mundua ta befasonte Szczesny, por ky i fundit bëri një pritje fantastike.

Në pjesën e dytë Atletico kërkoi medoemos fitoren dhe inkuadroi lojtarët sulmuesi. Dhe kështu Diego Costa dhe Antoine Griezmann huqën rastet të 100 për qindta. VAR-i i anuloi edhe një gol Alvaro Morata për shkak se pati shtyerje nga Chiellinit.

Por dy golat e triumfit të ‘Los Colchoneros’ u shënuan gati në fundin e ndeshjes nga dy mbrojtës. Fillimisht, Gimenez (78′) i dha avantazhin teksa pesë minuta më pas Diego Godin dyfishoi dhe vulosi rezultatin 2-0.

Ndeshja e kthimit luhet më 12 mars në ‘Juventus Stadium’. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=rvetgSOlvrg

https://www.youtube.com/watch?v=0-olV-IBFKc

Shpërndaje në: