Skena shokuese: Policia spanjolle sulmon tifozët e Celtic (VIDEO)

Skena shokuese: Policia spanjolle sulmon tifozët e Celtic (VIDEO)

Policia spanjolle është duke marrë shumë kritika nga tifozët e Celtic për shkak të qasjes së tyre agresive ndaj tifozëve mysafirë, para ndeshjes së sontme kundër Valencias. 

Mijëra tifozë të ‘Hoops’ mbërritën dje në qytetin spanjoll përpara ndeshjes me gjigantin spanjoll, në kuadër të raundit të 32 më të mirave në Europa Ligë.

Dhe shumica prej tyre erdhën për të shijuar rrezet e diellit, pasi është e vështirë për ekipin e Brendan Rodgers rikthimi i rezultatit 2-0 nga ndeshja e parë, transmeton Periskopi.

Fatkeqësisht, disa skena nga qyteti spanjoll tregojnë se tifozët e Celtic janë duke u trajtuar padrejtësisht nga policia.

Kjo video jep vetëm një paraqitje të shkurtër në atë se çfarë ndodhi natën e kaluar. /Periskopi/

Shpërndaje në: