Presidenti i PSG me deklaratën e vitit, zhgënjen ekipet e mëdha
Paris Saint-Germain nuk do të duhet të shesë Neymarin apo Kylian Mbappen për të përmbushur rregullat financiare të Fair Play (FFP), sipas presidentit të klubit Ligue 1 Nasser Al-Khelaifi.
PSG vitin e kaluar hodhi poshtë pretendimet e bëra nga Der Spiegel dhe Mediapart se klubi kishte anashkaluar përcaktimet e shpenzimeve të FFP, duke thënë se ata kishin ” vepruar gjithmonë në përputhje absolute me ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga institucionet sportive”.
Disa pretenduan se PSG do të konsideronte shitjen e aseteve të tyre të çmuara në përputhje me rregullat, por Al-Khelaifi ka mohuar se PSG do të duhet të shes Neymarin ose Mbappen, të cilët kanë qenë të lidhur me largimin nga ‘Parc des Princes’, përcjell Periskopi.
![]()
”Nuk është 100 për qind, por 2,000 për qind”, tha Al-Khelaifi për Le Parisien kur u pyet nëse dyshja e PSG-së do të qëndronte në Parc des Princes.
”Ata do të qëndrojnë në Paris. Shumë media, veçanërisht në Francë, pohojnë se ne do të duhet të shesim Neymarin ose Kylianin. Unë dua të konfirmoj se Kylian dhe Neymar do të qëndrojnë këtu”.
”Natyrisht, ne duam të blejmë, duke qëndruar brenda kuadrit të Financial Fair Play. Ne jemi të sigurt. Ne kemi mjetet për të rekrutuar”, përfundoi ai. /Periskopi/



