Statistikat e frikshme të Messit pas het-trikut të sotëm

Statistikat e frikshme të Messit pas het-trikut të sotëm

Lionel Messi arriti një rekord të jashtëzakonshëm personal pasi shënoi het-trikun e 50-të dhe golin e 650-të në karrierën e tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeu në përballjen ndaj Sevillës, duke shënuar tre gola dhe duke bërë një asist magjik për Luis Suarez, me ndeshjen që përfundoi 2-4 në favorin e Barcelonës.

Ylli argjentinas shënoi het-trikun e 50-të në karrierë, një më pak se sa Cristiano Ronaldo, që ka 51 sosh, shkruan Periskopi.

Messi i ka shënuar 36 gola në 35 ndeshjes vetëm një ekipi, atij të Sevillës.

Në top pesë ligat evropaine, 31-vjeçari është lojtari që ka më shumë gola, asiste, driblime dhe çmime ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’.

Këto statistika të frikshme të tij janë kundërpërgjigje e ‘Topit të Artë’ që u dha në dhjetor, ku Messi ishte vetëm në vendin e pestë. /Periskopi/

Shpërndaje në: