Icardi tregohet ç’njerëzor, i mohon Maxi Lopezit t’i shoh fëmijët e tij

Icardi tregohet ç’njerëzor, i mohon Maxi Lopezit t’i shoh fëmijët e tij

Koha e Mauro Icardit në Inter nuk është duke shkuar sipas planit dhe tani janë hapur telashe të tjera për të me ish-burrin e gruas së tij, Maxi Lopez. 

Vetëm disa javë më parë Mauro Icardi humbi shiritin e kapitenit tek Inter. Sulmuesi argjentinas është njeriu kryesor i ekipit dhe lojtari i tyre më i mirë, por një argument rreth kontratës së tij e pa atë të humbasë shiritin e kapitenit dhe të largohej nga skuadra.

Disa nga çështjet kanë të bëjnë me agjentin/gruan e Icardit, Wanda Nara por kjo nuk është hera e parë që ajo është në qendër të polemikave për sulmuesin, transmeton Periskopi.

Wanda and Icardi talk to each other in the stand at a recent Inter game. Image: PA Images

Icardi takoi Naran kur ajo ishte e martuar me Maxi Lopez, para se ajo të divorcohej me një argjentinas dhe të martohej për një tjetër argjentinas.

Maxi ka treguar se atij nuk i lejohet të shoh fëmijët e tij dhe ndonjëherë nuk i lejohet të flas as në telefon me ta. Ndër të tjera, ish-sulmuesi i Sampdoria ka deklaruar se hera e fundit kur ai ka parë ata është muaji dhjetor.

Argjentinasi ka treguar se si Wanda Nara kishte kërkuar të bëhej agjenti i tij, por ky e ka refuzuar, pasi dëshiron vetëm harmoni dhe futboll brenda fushës.

Në anën tjetër, prej që Nara është bërë agjenti i Icardit, punët për këtë të fundit nuk kanë shkuar aspak mirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: