Deputeti i Kosovës që do u këndojë tallava grave për 8 Mars (Foto)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i shquar edhe si këngëtar i muzikës tallava për këtë 8 mars do u këndojë grave në një mbrëmje muzikore.
Labi i cili po e vazhdon këndimin përderisa po e mban karrigen e deputetit do të kujdeset për argëtimin e nënave e vajzave kosovare për ditën e tyre ndërkombëtare në njërin nga restorantet në vend.
Labinot Tahiri edhe pse kur kishte marrë mandatin e deputetit, kishte premtuar se do ta lërë muzikën, ai ka vepruar krejt të kundërtën. Gjatë gjithë kohës ka mbajtur mbrëmje muzikore e besa edhe ka bërë projekte të reja muzikore.
Megjithatë, këtë veprimtari tash nuk do të mund ta ushtrojë jashtë vendit, pasi i ka dorëzuar gjitha vizat e pasaportat si shenjë revolte ndaj BE’së për mos liberalizimin e vizave për kosovarët.
Së fundmi ka marrë edhe një vendim tjetër. Ka lëshuar mjekrrën e flokët deri në lëshimin e vizave./Periskopi/




