Ja kush po e ndihmon Unitedin përpara ndeshjes me Liverpool
Nëse do të duhej të emërosh dikë që e kupton rëndësinë e rivalitetit mes Manchester United dhe Liverpool, atëherë shumica prej jush do të thoshin Sir Alex Ferguson.
Ferguson, i cili kaloi 26 vjet në ‘Old Trafford’, duke fituar pothuajse çdo trofe që ekziston për klube.
Dhe kush do duhej ta këshillonte Ole Gunnar Solskjaer një ditë para ndeshjes me Liverpoolin, që zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:05, transmeton Periskopi.

Trajneri norvegjez e ka ftuar Fergusonin për këshilla me lojtarët para ndeshjes me ekipin e Jurgen Klopp, që pas 26 viteve ka mundësinë ta sjell trofeun në ‘Anfield’ dhe këtë do mundohet të mos ja lejojë rivali më i përbetuar i tyre, Manchester United.
Solskjaer në konferencën për shtyp ka konfirmuar se e ka ftuar ish-trajnerin skocez në dhomat e zhveshjes për disa këshille. /Periskopi/



