Xherdan Shaqiri i fut ‘frikën’ Unitedit me mesazhin e fundit
Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar se ai është gati për derbin e nesërm ndaj Manchester United, i cili zhvillohet në ‘Old Trafford’ në orën 15:o5.
Ylli zvicerian e ka publikuar një InstaStory një ditë para ndeshjes dhe ka shkruajtur: ”Jam gati! Ju kurrë nuk do të jeni vetëm[YNWA – motoja e Liverpool]”, raporton Periskopi.

Manchester United është ndoshta kundërshtari i preferuar i futbollistit nga Zhegra. Shaqiri debutoi pikërisht kundër tyre në një miqësore në Amerikë, ku erdhi nga banka rezerëve dhe shënoi një gol akrobatik.
Sensacioni i 27-vjeçarit erdhi në ndeshjen e Premier Ligës, kur sërish nga banka rezervë hyri dhe shënoi dy gola të bukur ndaj ‘Djajve të Kuq’, për t’i siguruar Liverpoolit tre pikë të arta.
Të shohim nesër nëse Jurgen Klopp do të vendos për inkuadrimin e tij nga minuta e parë. /Periskopi/



