Vëllai i Unikkatilit e fyen rëndë Feron
Përplasjet në hip-hopin shqiptar nuk kanë të ndalur. Kësaj rradhe, zhvillimi më i fundit lidhet me Unikkatilin, ndonëse jo direkt.
Ka qenë vëllai i liderit të TBA, Mentori ai i cili është përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë me reperin e ri, Fero.
Mentori ka ndarë një fragment nga mesazhi në adresë të Feros ku i kërkon përballje, shoqëruar me një varg të gjatë të ofendimeve.
Ai madje ka deklaruar që ndihet i provokuar nga Fero për arsye që nuk janë bërë të ditura e të cilat kanë çuar në këtë eskalim.



