Ylli shqiptar shënoi gol nga korneri (VIDEO)
Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami ka shkëlqyer me Sionin ndaj St Gallenit në Superligën e Zvicrës.
Sioni ka barazuar me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj St Gallenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit zviceran.
Më meritori për këtë barazim ishte futbollisti me prejardhe shqiptare, Pajtim Kasami, i cili shënoi dy golat e vetëm për skuadrën e Sionit.
Goli i parë i Kasamit erdhi në minutën e 24-të të ndeshjes, duke shënuar nga korneri.
Sulmuesi nga Gostivari arriti të shënoj edhe në minutën e 55-të për 2-1 pas asistimit të shqiptarit tjetër të Sionit, Ermir Lenjani.
Kasami në këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe katër asistime.



