Wenger rrëfehet për momentin kur pa Mbappen duke luajtur: “Mendova se ishte Peleja”

Wenger rrëfehet për momentin kur pa Mbappen duke luajtur: “Mendova se ishte Peleja”

Kur Kylian Mbappe shënoi golin e fundit të fitores prej 4 me 2 ndaj Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, ai u bë vetëm i dyti tinejxher në histori që shënonte në një finale të tillë, përkthen Periskopi.

Njeriu që e bënte këtë para tij ishte i madhi Pele, që shënoi dy herë si 18 vjeçar kur Brazili e mposhti me rezultat 5-2 Suedinë në vitin 1958, që është deri sot, i vetmi lojtar që ka arritur t’i fitojë tri Kupa të Botës.

Edhe Pele vetë së fundi tha se sulmuesi i Francës mund të  bëhet “Peleja i ri”dhe ish menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger mendon se krahasimet janë të justifikuara.

“Kur e pashë për të parën herë derisa luante, thashë “Është Peleja,” tha Wengeri për CNN. “Ai ka një kombinim të hapësirës, inteligjencës, qasjes relaksuese për t’u marrë me stresin. Nuk mund t’ia jepni atë gjë njerëzve. U duk se të gjithë përbërësit ishin aty. Tash për të, e gjitha ka të bëj me sa do të vazhdojë të përmirësohet dhe sa mund t’ia dalë me një qasje rigoroze duke menduar: “Okay, kah mund të shkojë prej këtu.”

Shpërndaje në: