“Koha për t’u larguar”: Fansat e Liverpoolit duan shkarkimin e Kloppit pas ndeshjes me Unitedin

“Koha për t’u larguar”: Fansat e Liverpoolit duan shkarkimin e Kloppit pas ndeshjes me Unitedin

Manchester United arriti që të barazojë me Liverpoolin në Old Trafford pavarësisht që pati tri lëndime gjatë pjesës së parë që rezultuan me tri ndërrime, përkthem nga TalkSport, Periskopi.

Kjo bëri që Liverpooli të mos e mbante epërsinë prej tri pikësh ndaj Manchester Cityt, që tani është zvogëluar në vetëm një.

Disa tifozë të zemëruar të Liverpoolit iu ‘gjuajtën’ trajnerit gjerman Jurgen Klopp, duke e kritikuar sidomos për zëvendësimet e tij në pjesën e dytë. Disa madje, kanë kërkuar edhe shkarkimin e tij.

Një prej tyre ka shkruar: “Klopp është hajgare.”

Augusto Ripka Barbosa shkroi: “Klopp Out”

Këto mes dhjetëra e qindra komenteve tjera të tifozëve që vinin në pikëpyetje aftësinë e gjermanit për ta drejtuar ekipin që nuk ka fituar Premier Ligën tash e 29 vjet. /Periskopi

Shpërndaje në: