E pabesueshme: Shikoni kush mbeti jashtë Botërorit në basketboll
Kupa e Botës Kina 2019 në basketboll do të jetë ngjarja më e madhe sportive e këtij viti, por në të do të mungojnë shumë yje të këtij sporti.
Arsye për këtë është sistemi i ri i garave i FIBA-s, që ka hartuar kalendarin e garave, me ndeshje vajtje – ardhje përgjatë tërë vitit, ngjashëm me UEFA-n.
Mirëpo, dy ligat kryesore të basketbollit në botë NBA në Amerikë dhe Euroleague në Evropë, e refuzuar këtë sistem të garave dhe klubet refuzuan ti lëshonin lojtarët e tyre për ndeshjet e ekipeve kombëtare kurse FIBA nuk kishte përgjigje, ose mekanizëm ti detyrojë klubet të respektojnë kalendarin e saj.
Kjo ka bërë që shumë kombëtare që bazën e lojtarëve e kanë në NBA dhe në Euroleague të paraqiten me përbërje gjysmake në kualifikime dhe ka pasur një pasojë të hatashme – kampioni aktual i Evropës Sllovenia, ma mbetur jashtë Kupës së Botës.
Duke e pasur Goran Dragicin dhe Luka Doncicin në NBA, si dhe selektorin Kokoskov, p[o ashtu në këtë ligë, Sllovenia në kualifikime nuk kishte gjasa të hynte ndër 12 ekipet nga Evropa që plasohen për Kupën e Botës, raporton Insporti.
Serbia plasmanin e siguroi sot me fitore ndaj Izrealit, në xhiron e fundit të kualifikimeve, vetëm pasi Milos Teodosic vendosi të braktisë LA Clippers në gjysmë të sezonit dhe “u krijua” mundësia që ai të luajë për ekipin kombëtar.
Një shtet tjetër me NBA super yje – Letonia, pa yjet si Bertans dhe Porzingis rrezikon të bjerë në kualifikime. Në fakt, nga dueli i nesërm i Malit të Zi dhe Letonisë varet kush e siguron biletën për Kinë, e kush e shikon Kupën e Botës në TV.
Jashtë Kupës së Botës kanë mbetur edhe Kroacia dhe Gjeorgjia dhe sidomos për këtë dytën, mungesa e lojtarëve nga NBA dhe Euroleague ka pasur pasoja dërrmuese.

Nëse sistemi i ri i garave është dështim i plotë i FIBA-s, apo dështim i sistemit të organizimit të basketbollit në nivel global, është vështirë të thuhet, por Kupa e Botës pa kampionin evropian definitivisht nuk ka lezet.
Insporti kujton se Kosova ka luajtur kualifikime për Kupën e Botës, por është eliminuar në fazën e parë. Kosova ka përfunduar e fundit në grup me Poloninë dhe Lituaninë, që u kualifikuan për në Kinë dhe Hungarinë, që nuk pati gjasa kundër Italisë.
Kupa e Botës Kina 2019 zhvillohet ndërmjet datave 31 gusht – 15 shtator.



