Manchester City fiton Carabao Cup pas penalltive (VIDEO)

Manchester City fiton Carabao Cup pas penalltive (VIDEO)

Pas 120 minutave lojë, Manchester City ka fituar trofeun Carabao Cup pas ekzekutimit të penalltive. 

120 minuta lojë prodhuan mjaft shumë tensione e raste në fushë, mirëpo në 11-metërsh më të saktë u treguan ‘Qytetarët’, që fiton për herë të katërt trofeun.

Aguero dhe Kante kishin rastet më të mira në 90 minutat e para për dy ekipet respektive.

Në fund ndodhi një skenë që rrallë shihet në futboll. Sarri dëshironte zëvëndësimin e portierit Kepa Arrizabalaga, por ky i fundit bënte me shenja që është në rregull.

Në penallti City fitoi 4-3, pasi te Chelsea huqi Jorginho e David Luiz, ndërsa te ekipi i Guardiolas Leroy Sane dështoi të shënonte. /Periskopi/

Shpërndaje në: