Naim Abazi i drejtohet popullit pas deklaratës për Halil Kastratin (Video)
Këngëtari Naim Abazi ka dalë më një kërkim falje publike për sic thotë ai, të gjithë ata që e kanë keqkuptuar lidhur me deklaratën për Halil Kastratin.
Në disa nga minutat ku ai i drejtohet popullit (nëse keni durim ta dëgjoni deri në fund), ai veç tjerash thotë:
“Miq të nderuar. Kjo është një deklaratë e imja. Kërkoj falje dhe kërkoj falje publike pë rata që janë shqetësuar apo janë ndjerë të fyer me dy deklarata të mia, të shkëputura në kontekst në intervistën time në një portal. Qëndrimi im është ky. Halil Kastrati me shoqatën e tij, kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë mijëra shtëpi. Kanë hapur qendra ku ushqehen të varfërit. Në ditën kur janë realizuar 90 shtëpi, shoqata ka qenë në emisionin Odeon. Anadaj ju lutem, mos keqkuptoni asgjë sepse asgjë nuk kemi kundër Halil Kastratit dhe punës së tij gjigande”, në deklaratën të cilën nuk e kemi dëgjuar deri në fund.
Kush ka durim ta dëgjojë, është në videon më poshtë:
https://www.facebook.com/officialkosovarja/videos/1966709143638566/



