Nostradamusi i Ballkanit që parashikoi sulmet e shtatorit: Obama do jetë presidenti i fundit i SHBA-së
Gruaja e njohur si Baba Vanga, e njohur si “Nostradamusi i Ballkanit”, po ashtu kishte parashikuar në mënyrë korrekte se presidenti i 44-të amerikan do të jetë një afro-amerikan, transmeton Periskopi.
E vdekur në vitin 1996, në moshë 85-vjeç, profetja bullgare, që suksesin e parashikimeve e ka me 85 për qind sukses, nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë me këtë parashikim të saj, se Obama do të jetë president i fundit për SHBA-në, ka raportuar Prophecies.
Zyrtarisht Obama mbetet president i SHBA-së deri në betimin e Donald Trump, që do të jetë më 20 janar, 2017.
Baba Vanga kishte parashikuar se presienti i 44-të amerikan do të jetë i zi dhe se ai do të jetë “i fundit”. Kishte vazhduar duke thënë, se gjatë kohës sa do ta lëshojë zyrën presidenciale, do të ndodh një krizë e madhe ekonomike.
“Secili do t’i vë shpresat mbi të që t’i japë fund, por do të ndodh kundërta; do ta shkatërrojë shtetin dhe konfliktet mes shteteve jugore dhe veriore do të eskalojnë”, kishte thënë Baba Vanga. /Periskopi/




