Yllin argjentinas e ‘mashtron’ paraja, transferohet në Amerikë

Yllin argjentinas e ‘mashtron’ paraja, transferohet në Amerikë

Chicago Fire ka nënshkruar me ish-mesfushorin e Atletico Madrid Nicolas Gaitan nga Dalian Yifang, klubi kinez ka njoftuar.

Gaitan u bashkua me Dalian në shkurt të vitit 2018, shënoi dy gola dhe dhuroi shtatë asistime në 28 ndeshje për klubin.

Image result for Nicolas Gaitan Chicago

“Nga perspektiva e planifikimit të përgjithshëm të klubit dhe zhvillimit afatgjatë të tij, pasi u pajtua me lojtarin, Nicolas Gaitan u bashkua me Chicago Fire”, njofton klubi kinez.

Ylli argjentinas ka qenë pjesë e Benficas dhe Atletico Madrid gjatë karrierës së tij, ndërsa vendosi që në moshën 30-vjeçare të kalonte në Kinë. /Periskopi/

Shpërndaje në: