E la Celticun për Leicesterin, tifozët abuzojnë me Brendan Rodgers (VIDEO)
Një grup i rebeluar i tifozëve të Celtic ka abuzuar rëndë me Brendan Rodgers, i cili la ekipin skocez për të marrë drejtimin e Leicester.
Tifozët e “Hoops” mbetën të frustruar këtë javë, kur ish-trajneri i Liverpool vendosi të largohej drejt Premier Ligës.
Të mërkurën mbrëma, Celtic luajti ndeshjen ndaj Hearts ndërsa një pjesë e tifozëve u bënë bashkë për të abuzuar me tashme trajnerin në largim, transmeton Periskopi.
”Shpresojmë të vdesësh në gjumë… Brendan Rodgers”, ishin thirrjet e tifozëve në një lokal pas fitores së vështirë ndaj Hearts mbrëmë.
Por jo të gjithë kanë qenë të kënaqur me veprimet e disa rebelëve.
Njëri nga tifozët e moçëm të klubit më të trofeshëm skocez ka shkruajtur: ”Jam fans i Celticut dhe jam i turpëruar. Më mirë mos të kishim këtë sektor të gomarëve të papjekur”. /Periskopi/



