Hoti: Mbështetja e SHBA’së po vihet në pikpyetje nga Haradinaj (Video)

Hoti: Mbështetja e SHBA’së po vihet në pikpyetje nga Haradinaj (Video)

Nënkryetari i LDK’së dhe shefi i GP të kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se në 11 vjet shtet, Kosova kurrë nuk ka qenë në pozitë më të dobët në politikën e saj të brendshme dhe në arenën ndërkombëtare. Ai thotë se sherri i kryeministrit Haradinaj dhe koalicionit qeverisës, po vihet në pikpyetje raporti i Kosovës me shtetin më të madh mik, SHBA’të, përcjell Periskopi.

“Në 11 vjet shtet, asnjëherë nuk kemi qenë në pozitë më të dobët sin ë politikën e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk kemi pasur kurrë degradim më të madh se sot institucional. Sot është vu në pikpyetje, përkrahja e SHBA’së karshi shtetit të Kosovës. Për herë të parë, në 30 vite, ndodh që kryeministrit të vendit, i mohohet e drejta për të udhëtuar në SHBA. Pra, I mohohet e drejta e një lideri nga një vend më proamaerikan në botë, që të udhëtojë në SHBA. Kemi edhe anulimin e 10 programeve Marshall nga SHBA. Në anën tjetër, kemi një president që po lobon vazhdimisht për idenë e tij të korrigjimit të kufijve. Nuk është duke kry funksionin e tij kushtetues. Ka bllokuar zgjedhjen e anëtarëve të KQZ’së. Dialogu është në një rrugë pa kry gjatë këtyre muajve, është formu një format i ekipit jokushtetues. Taksa është ba strehë për plaçkë të buxhetit nga ana e koalicionit”, ka thënë Hoti në konferencë për media, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për situatën aktuale politike në Kosovë. Ndërkohë ka thënë se ‘duhet të dialogohet me Serbinë, por duhet të dihet se çka po dialogohet”./Periskopi/

https://www.facebook.com/periskopiplus/videos/311783462863815/

Shpërndaje në: