Duda Balje mburret me pamjen dhe punën e saj: Jam femër e kompletuar

Duda Balje mburret me pamjen dhe punën e saj: Jam femër e kompletuar

Duda Balje ka thënë se është shumë e kënaqur me veten, si me dukjen ashtu edhe punën që bën.

Deputetja e Parlametit të Kosovës, Duda Balje ishte së fundmi mysafire në Top Channel, aty ku foli për punën dhe pamjen e saj.

Pamja e saj e jashtme ka qenë gjithmonë në fokusin e mediave pasi që Duda kujdeset mjaft shumë për stilin e veshjes dhe duket seksi.

E kjo ka ngjallur shpesh reagime në publik, mirëpo Duda njëherë e mirë e ka sqaruar se ndihet shumë mirë, madje veten e konsideron të kompletuar.

“Unë mendoj se secila grua, secili person duhet me u duk bukur, në radhë të pare për veten e më pas me qenë i suksesshëm edhe në punë. Unë jam shumë e kënaqur me dukjen dhe me punën që jam tu e bo, dmth unë jam një person komplet “, ishte përgjigja e saj.

 

Shpërndaje në: