Barcelona bën hajgare me fituesin e Topit të Artë (FOTO)

Barcelona bën hajgare me fituesin e Topit të Artë (FOTO)

Barcelona ka bërë hajgare me Luka Modric në Twitter pas fitores së Barcelonës 3-0 kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Mesfushori kroat u fotografua duke u kapur pas fanellës së Lionel Messit, pasi argjentinasi driblonte drejt golit të mërkurën mbrëma, një faull për të cilin nuk iu dha një karton i verdhë.

FC Barcelona arriti në Twitter të tallet me Modricin për përpjekjet e tij për të bllokuar pesë herë fituesin e Topit të Artë, përcjell Periskopi.

Image may contain: 2 people, people playing sport

Klubi cicëroi: “Është shumë më e lehtë për të marrë një fanellë të #Messit duke shkuar në dyqanin tonë online”, duke i bashkangjitur edhe një link të dyqanit zyrtar të Barçës.

Tifozët e futbollit më pas u përgjigjën me disa komente satirike, duke goditur Modric e duke e çuar në qiellin e shtatë argjentinasin. /Periskopi/

Shpërndaje në: