Zyrtare: Real Madrid shkarkon trajnerin

Zyrtare: Real Madrid shkarkon trajnerin

Një shënim për këdo të punësuar në Real Madrid: mos kritikoni asnjë lojtarë të ekipit të parë sepse mund të përfundoni pa punë.

Marca raporton se trajneri i të rinjëve, Alvaro Benito është shkarkuar pasi dha komente të ashpra për Casemiron dhe Toni Kroos, pas humbjes turpëruese 0-3 nga Barcelona në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Benito, i cili fitoi një titull të La Ligës me Realin gjatë kohës së tij si lojtar, tha se Casemiro dhe Toni Kroos nuk duhet të jenë në formacion, përcjell Periskopi.

Real Madrid Sack Youth Coach After He Criticises Casemiro And Toni Kroos

”Vinicius është një dhuratë e bekuar, na ka befasuar të gjithëve”, tha Benito, si pjesë e skuadrës së tij për Movistar dhe Cadena SER pas disfatës nga Barça.

”Problemi është se ka lojtarë si Casemiro të cilët nuk duhet të luajnë as një minutë, dhe Kroos gjithashtu”, th ai.

Pas këtyre deklaratave, ‘Galaktikët’ vendosën shkarkimin e tij nga pozita e trajnerit të të rinjëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: