‘Arpagjikët’ të frustruar, i japin ultimatum dy ekipeve të qytetit
”Boll ma! Durimit tonë i erdh fundi!”, kështu e kanë nisur tifogrupi prizerenas ‘Arpagjikët’ paralajmërimin për dy ekipet e qytetit, Lirinë në futboll dhe Bashkimin në basketboll.
Tifogrupi i njohur kosovar i ka dhënë afat deri në orën 00:00 klubit të futbollit ta shkarkoj trajnerin, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do lejojnë që sonte klubi i basketbollit t’i kryejë stërvitjet, përcjell Periskopi.
”Boll ma! Durimit tonë i erdh fundi!
Kërkojmë përgjegjësi nga kryetarët e klubeve dhe shtabeve teknike (kryesisë – turistike ) Edhe dorëheqja është akt moral e heroik ..
QKA PO NDODH ME KLUBET E QYTETIT !?
Pas rezultateve të dobëta të Lirisë dhe rënies në vendin e parafundit!! bëjmë të ditur se shtabi teknik ka afat deri në ora 12 të natës ta shkarkoj trajnerin dhe të miren masat urgjente për eskalimin e kësaj situate aspak të volitshsme.
Sa i përket klubit basketbollistik lojtarët nuk janë të mirëpritur në stërvitje (sonte do të pengohet mbajtja e stërvitjes) kurse lojtarët që nuk e meritojnë fanellën e klubit më mirë të largohen vet.
Arpagjik’t PRIZREN
1 MARS 2019”, ishte shkrimi i tyre i plotë.
Kujtojmë se Liria gjendet në vendin e parafundit në tabelën e Superligës, ani pse ishte aktive në merkaton dimërore, ndërkohë Bashkimi përveç se u eliminua nga Kupa, nuk i ka aspak punët mirë në kampionat. /Periskopi/



