Fanellat speciale që do ti vesh Barcelona në El Classico
Barcelona do ti vesh fanellat e viteve të 90-ta në përballje e së shtunës ndaj Real Madrid, ka njoftuar Nike.
Dizajni klasik, i cili nuk përfshin asnjë sponsor, u vesh nga Rivaldo, Luis Figo, Pep Guardiola dhe Patrick Kluivert gjatë edicionit 1998-99.
Nike sponsorison fanellat e klubit katalanas dhe ka krijuar një model të veçantë me ngjyrat kuq dhe blu, transmeton Periskopi.

Sipas revistës Mundial, fanellat e edicionit special do të vishen nga Barcelona në ‘Santiago Bernabeu’ të shtunën në mbrëmje, ndërsa ata përpiqen të ndërmarrin një hap tjetër drejt titullit.
Fanellat thuhet se do të dalin në shitje me çmim prej € 140 (£ 120) për versionin autentik të ndeshjes dhe € 90 (£ 77) për versionin e kopjimit.
Ky kombinim fantastik vjen në nder të 20 vjetori të bashkëpunimit mes Nike dhe Barcelonës. /Periskopi/




