Çka po ndodh me Fabregas? As ky klub mesatar nuk e do
29-vjeçari është duke u përfolur për një largim nga Chelsea, mirëpo destinacioni i mundshëm ende mbetet i paqartë.
Së fundmi, edhe trajneri i Sevillas ka përjashtur mundësinë e transferimin të ish-anëtarit të Barcelonës dhe Arsenalit.
“Unë e di se ai është një lojtar i rëndësishëm, por unë nuk jam duke mendur për të”, deklaroi Jorge Sampaoli.
“Ai është shumë inteligjent dhe është e qartë se ai është një lojtar të cilin do ta dëshironte çdo trajner. Por, kjo nuk bënë pjesë në mendjen time”.
Fabregas ka humbur prej kohësh vendin e titullarit te Chelsea. /Periskopi.com



