Më shumë presion te Reali apo Arsenali? Përgjigjet Ozil
Ylli i Arsenalit ka folur për presionin e madh që ishte te ‘los blancos’ sa ishte pjesw e klubit mbretëror.
Edhe pse ekipi madrilen ishte prej një serie prej 10 fitoresh radhazi, në momentin që barazonim presioni ishte i jashtëzakonshëm nga tifozët dhe mediat spanjolle.
“Nëse fitoni 10 ndeshje radhazi dhe barazoni në shtëpi ndaj një ekipi të vogël… presioni është aty mënjeherë, idoli im ishte gjithmonë Zidane dhe ai ka luajtur për një klub të madhë siç është Real Madridi”, ka thënë Ozil
“Ata më dëshironin, veçanërisht Jose Mourinho. Unë kam folur me të në telefon dhe ai më ka folur për idetë e tij dhe se çfarë mendimi kishte për mua”, përfundoi mesfushori i Arsenalit.
28-vjeçari në 159 paraqitje kishte shënuar 27 gola gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu. / Periskopi.com



