Mes golave të bukur dhe spektaklit, United fiton në fund, City vazhdon presionin ndaj Liverpool (VIDEO)

Mes golave të bukur dhe spektaklit, United fiton në fund, City vazhdon presionin ndaj Liverpool (VIDEO)

Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme në ‘Teatrin e Ëndrrave’ duke mposhtur 3-2 Southamptonin. 

Tashmë faza interesante e sezonit veç ka filluar në Premier Ligë, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ arritën të merrnin tre pikë nga përballja me Sotton, që prodhoi plotë gola fantastik.

Fillimisht, Yann Valery (26′) kaloi në epërsi mysafirë me një gol që ishte e pambrojtur për De Gean. Me këtë rezultat përfundoi gjysma e parë.

Në të dytën Unitedi ndërroi krejtësisht fytyrën. Andreas Pereira (53′) me golin më të bukur deri tani këtë javë baraspeshoi gjithçka, ndërsa Romelu Lukaku (59′) kompletoi rikthimin sensacional brenda pak minutave.

Ward-Prowse (75′) nga gjuajtja e lirë befasoi dhe vuri rezultatin sërish në baraspeshë.

Fitoren ekipit të Solskjaer i garantoi sulmuesi tashmë në formë, Romelu Lukaku (89′), që shënoi golin e dytë personal këtë ndeshje. Belgu mund ta komplentote het-trikun, por në fund Paul Pogba vendosi ta godiste penalltinë, të cilën e huqi.

United ngjitet në vendin e katërt me 58 pikë, kurse Southampton në vendin e 17 me 27 pikë.

Javën e ardhshme, Manchester United luan derbin ndaj Arsenal, kurse Sotton pret në shtëpi Tottenhamin.

Në anën tjetër, Manchester City arriti fitore minimale si mysafir i Bournemouth.

Goli i Riyad Mahrez (55′) i dha vendin e parë përkohësisht ‘Qytetarëve’ me 71 pikë, teksa Liverpool nesër luan ndeshje mjaft të vështirë ndaj Everton si mysafir.

Ekipi i Guardiolas ndeshjen tjetër luan në ‘Etihad’ ndaj Watford. /Periskopi/

Shpërndaje në: