Ndëshkohet me të verdhë edhe pas 13 viteve pensionim!
Asistenti i menaxherit të Nottingham Forest, Roy Keane, ishte ndëshkuar gjatë humbjes 2-0 nga Stoke të shtunën.
Me t’u kuptuar ky lajm, rrjetet sociale kanë shpërthyer me komente satirike rreth këtij incidenti.
”Roy Keane – ende ndëshkohet, edhe pas 13 viteve pensionim”, shkruan njëra nga faqet angleze në Twitter, përcjell Periskopi.
Roy Keane – still getting booked, 13 years after retirement ?#bbcefl #bbcfootball pic.twitter.com/v3HyaNkBJA
— Match of the Day (@BBCMOTD) March 2, 2019
Keane ka qenë futbollisti i Nottingham Forest përgjatë sezoneve 1990/1993, për të kaluar te Manchester United deri në vitin 2005, ndërsa karrierën profesionale e përfundoi tek Celtic pas një viti.
Tashmë ai ka filluar të marrë përvojë edhe si ndihmës i trajnerit. /Periskopi/
Roy Keane received a yellow card this afternoon at the bet365 Stadium… #nffc
Pic: @DanWestwell pic.twitter.com/8IkIAcqHbJ
— BBC Nottingham Sport (@BBCRNS) March 2, 2019



