Llapi trondit futbollin kosovar: Kryetari i FFK-së i premtoi 38 mijë euro Prishtinës nëse fitojnë ndaj nesh
KF Llapi mposhti Prishtinën me rezultat minimal, falë golit të Jonuzit me të filluar pjesa e dytë.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi klubi nga Podujeva ka reaguar rreth një skandali që po pretendojnë ata, përcjell Periskopi.
Sipas komunikatësh së lëshuar para pak minutash, Llapi shkruan se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka premtuar Prishtinës premi prej 38 mijë eurove nëse fitojnë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Kjo është komunikata e plotë e lëshuar nga klubi:
”Sot nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin.
Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000€.
Kjo nuk ndodh askund në botë, kjo është për hetuesi!!!
Shtrohet pyetja për Komitetin ekzekutiv a ka raste tjera kur ndodh e njëjta gjë dhe apo ndodhin këto ndodhi me leje të tyre?
Podujevë, 2 mars 2019”. /Periskopi/



