Reagon kryetari i FFK-së: Për çfarë parash e ka fjalën Llapi?!
Pasi u akuzua nga Llapi se ia ka dhënë Prishtinës dje 38 mijë euro premi para derbit, Gazeta Express kontaktoi me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.
Ademi thotë se nuk e di për çfarë e ka fjalën Llapi.
“Ne jemi jashtë Kosovës dhe unë ende s’e kam analizuar. Do të dalim me komunikatë. Nuk e di për çfarë para e kanë fjalën ata, s’e di ku e kanë marrë. Do të dalim me komunikatë”, ka thënë Ademi.
Derbi Llapi – Prishtina përfundoi në fushë me rezultat 1:0. Pas saj, Llapi e akuzoi kryetarin e FFK-së, Agim Ademi se ia ka dhënë Prishtinë 38 mijë euro premi për ta mposhtur sot Llapin.



