Real Madrid 0 – 1 Barcelona, notat e lojtarëve

Real Madrid 0 – 1 Barcelona, notat e lojtarëve

Barcelona sërish e ka mposhtur Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’, duke u bërë ekipi i parë në histori që fiton katër herë rradhazi në tempullin madrilen. 

‘Blaugranasit’ arritën fitore minimale, mjaftueshëm për të dalë me tre pikë dhe për ta konfirmuar se tashmë i mungon vetëm matematika për t’u shpallur kampion.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ivan Rakitic (26′), pasi shfrytëzoi asistin e mrekullueshëm të Sergi Robertos.

Pikërisht mesfushori kroat është shpallur si ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’, ndërsa ‘Dështimi i ndeshjes’ do të diskutohet mes Casemiros dhe Toni Kroos. /Periskopi/

Shpërndaje në: