Sergio Ramos thyen një rekord pavarësisht humbjes

Sergio Ramos thyen një rekord pavarësisht humbjes

Ndeshja e sontme mes Real Madrid dhe Barcelonës kishte një rëndësi të veçantë për kapitenin Sergio Ramos. 

Mbrojtësi spanjoll ka barazuar me paraqitje legjendën e Barçës, Xavi Hernandez në një El Classico. Kjo ishte paraqitje e 42-të për të në derbin më të madhe në futboll.

Ramos në shumicën e rasteve ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke munguar vetëm në rast suspendimesh ose lëndimesh, transmeton Periskopi.

Image result for sergio ramos vs messi

32-vjeçari në fundin e pjesës së parë u përfshi në një incident me Leo Messin, për çka edhe po kritikohet shumë.

Reali u mposhtë sërish nga Barcelona 0 – 1, me golin e Ivan Rakitic. /Periskopi/

Shpërndaje në: