Ylli i Kombëtares: Duam të kualifikohemi
Mbrojtësi i Kombëtares ka shprehur dëshiren e tij që të kualifikohet për botërorin Russia 2018.
Kombëtarja e Shqipërisë do të takohet me Izraelin në kuadër të grupit G.
“Është një ndeshje e vështirë. Izraeli është një skuadër e fortë, por ne po përgatitemi, të gjithë duam të fitojmë. E dimë që një skuadër shkon në ‘Play Off’ dhe objektivi ynë është të shkojmë në Rusi”, ka thënë Hysaj për Supersport.
“E dimë që është e vështirë, por do të mundohemi të bëjmë të pamundurën, diçka që e kemi treguar edhe me arritjen në evropian”, ka përfunduar mbrojtësi i Napolit. /Periskopi.com



