S’ka më muzikë të Michael Jacksonit: BBC e ndalon shkaku i parimeve
Këngët e Michael Jackson janë hequr nga ‘playlista’ e BBC Radio 2 shkaku i abuzimeve seksuale të këngëtarit të ndjerë
Në prag të lëshimit të dokumentarit “Leaving Neverland”, i cili do të ofrojë detaje për pretendimet e reja për abuzime seksuale të fëmijëve, është raportuar se vendimi për të mos lëshuar asnjë këngë të Mbretit të Popit, është marrë javën e kaluar, transmeton Periskopi.
Sipas The Times, BBC ka thënë: “Ne e konsiderojmë çdo këngë sipas meritës që ka, dhe vendimet se çfarë të lëshojnë bëhen në referencë me audiencën dhe duke pasur ndërmend kontekstin.”/Periskopi



