Tifozët anglezë përqeshin Xherdan Shaqirin

Tifozët anglezë përqeshin Xherdan Shaqirin

Tifozët anglezë në rrjetet sociale bëjnë zhurmë tepër të madhe pas çdo ndeshjeje, e me raste edhe pas stërvitjesh.

Tifozët e Liverpoolit bënë bujë të madhe javën e kaluar pas barazimit në Old Trafford kundër Manchester Unitedit, kur kërkuar shkarkimin e trajnerit Jurgen Klopp, shkruan Periskopi.

Por kësaj here, ata e kanë përqeshur futbollistin zviceran me origjinë kosovare, Xherdan Shaqirin, për fizikun e tij.

Një fotografi e montuar që po qarkullon në rrjetet sociale është edhe kjo, ku shihet Shaqiri krahash trajnerit të tij, Jurgen Klopp.

Por, e vërteta e hidhur është se Shaqiri është sërish jashtë forme, dhe nuk po ia del të zë një vend në formacionin e “të kuqve”

 

Shpërndaje në: