Kante është lojtari që vonohet më së shumti në stërvitje
Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi kanë zbuluar se N’Golo Kante është lojtari që vonohet më shumë në stërvitjet e Chelseat.
Kante është i famshëm për disa gjëra. Në fushë, ai është një punëtor i palodhur. Jashtë fushës, një person i përulur dhe modest.
Por duket se mesfushori francez ka problem me menaxhimin e kohës. Bashkëlojtarët e tij kanë zbuluar se ai është personi më i gjobitur te ‘Blutë’ për shkak të vonesave, transmeton Periskopi.

“N’Golo!” Loftus-Cheek tha për Soccer AM, kur u pyet se cili lojtar vonohet më së shumti në stërvitje. “Po, N’Golo! Ju nuk e pritet këtë përgjigje, ai është gjithmonë vonë, gjithnjë”, tha Hudson-Odoi.
Loftus-Cheek shtoi: “Ai nuk është shumë vonë. Normalisht ju shkoni më herët, ai zakonisht është një ose dy minuta vonë, ose tamam në kohë!”
“Ai vjen dhe buzëqesh pastaj themi:” Po, ia falim”. /Periskopi/



