Batatina: Informatat për 38 mijë eurot nuk i shpifa, por kanë ardhur nga zyrat e Prishtinës

Batatina: Informatat për 38 mijë eurot nuk i shpifa, por kanë ardhur nga zyrat e Prishtinës

Çështja e 38,000 eurove që Llapi pretendonte se FFK-ja ia ka dhënë Prishtinës para ndeshjes të së shtunës kanë bërë jehonë të madhe në opinion.

 

 

Edhe pse Federata e Futbollit reagoi duke i quajtur shpifje, kjo nuk e ka penguar edhe Feronikelin të reagoi.

Drejtori i Llapit, Tahir Batatina thotë se këto informacione kanë dalë nga zyrtarë të Prishtinës.

“Informatat i kemi marrë nga disa zyrtare të Prishtinës. Ato nuk i kamë marrë personalisht unë, por kanë ardhur deri te ne. Ne nuk do të ndërmarrim asnjë veprim tjetër pas këtyre akuzave. Do ta presim raportin e plotë për të parë se a janë këto të vërteta apo jo” deklaroi Batatina.

Shpërndaje në: