Chelsea i afrohet edhe më shumë top-katërshes, fiton derbin e Londrës (VIDEO)
Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Fulham.
‘Blutë’ arritën fitore mjaft të vështirë me rezultat 1-2, me portierin Kepa Arrizabalaga që padyshim ka meritat më të mëdha për këto tre pikë.
6️⃣0️⃣ minutes played here and the Blues still lead…
Keep it going, lads!
1-2 [60′] #FULCHE pic.twitter.com/7zfEP18JZH
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 3, 2019
Ekipi i Sarrit kaloi në epërsi pas 20 minutave lojë nëpërmjet Gonzalo Higuain, që u asistua nga Azpilicueta.
Vetëm pas shtatë minutave, ish-lojtari i Arsenali, Chambers (27′) barazoi shifrat pas një mbrojtje të përgjumur të mysafirëve.
Por kjo nuk i zgjati shumë vendasve, pasi Jorginho (31′) me një gol të bukur vulosi rezultatin përfundimtar 1-2.
Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat, derisa Fulham vazhdimisht kërkonte golin, por sot Kepa Arrizabalaga ishte në ditë të mirë.
Chelsea tani mbetet në vendin e gjashtë me 56 pikë dhe me një ndeshje më pak. Në rast fitoreje ndaj Brighton, ‘Blutë’ ngjiten në vendin e katërt. Fulham vazhdon të jetë në vendin e parafundit me 17 pikë.
Ndeshja e ardhshme e ekipit të drejtuar nga Maurizio Sarri luhet më 10 mars në ‘Stamford Bridge’ nga Wolves, ndërsa ekipi i Parker udhëton te Leicester. /Periskopi/



